Operacion i madh për shuarjen e zjarreve në Malin e Thatë, Prefekti i Korçës publikon videon nga helikopteri

Operacion i madh për shuarjen e zjarreve në Malin e Thatë. Prefekti i Korçës publikon videon nga helikopteri. Prefekti i Korçës Nertil Jole ka publikuar një video nga helikopteri, që po zhvillon një operacion të madh për shuarjen e zjarreve në Malin e Thatë.

“Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në territorin e bashkisë Pustec, në Malin e Thatë në afersi të kufirit shtetëror me Republiken e Maqedonise së Veriut, për fikjen e një vatre të madhe zjarri që është aktive prej tre ditësh dhe që rrezikon zonën e mbrojtur tê Parkut Kombëtar të Prespës.

Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në territorin e bashkisë Pustec, në Malin e Thatë në afersi të kufirit shtetëror me Republiken e Maqedonise së Veriut, për fikjen e një vatre të madhe zjarri që është aktive prej tre ditësh dhe që rrezikon zonën e mbrojtur tê Parkut Kombëtar të Prespës.

Aktualisht të angazhuara ka shumë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e i Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrin e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit Cougar dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase.

Falenderoj të gjitha strukturat e angazhuara dhe veçanërisht Ministrin e Mbrojtjes z. Pirro Vëngu për mbështetjen e pakursyer, për të mbrojtur një nga kurorat më të bukura të gjelbërta të Shqipërisë. Mbrojtja e pyjeve është detyrë e të gjithëve, ndaj duhet të tregojmë shumë kujdes e vigjilencë për të shmangur pasoja të rënda dhe kosto të larta të kapaciteteve të mobilizuara”, shkruan Prefekti i Korçës, Nertil Jole.

SHKARKO APP