Operacion masiv, sekuestohen mijëra kg kanabis, drogë dhe në fshatin e ministrit
Pas alarmit që dha Ministri i Drejtësisë, për situatën e drogës në vend, që prej orëve të para të mëngjesit, policia e shtetit, ka nisur një operacion masiv. Që prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ofensivën ndaj trafikantëve të drogës në disa zona të vendit. Rreth 300 forca të policisë dhe FNSH-së kanë zbarkuar prej orës 04:00 në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, Tepelenë, për të shkatërruar çdo hallkë të zinxhirit që merret me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Bimë narkotike janë kultivuar edhe në fshatin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri por sot policia ka zhvilluar një operacion blic në fshatin Gusmar, duke sekuestruar 210 kg hashash, ndërsa ka vënë në pranga edhe një 34-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh, në një objekt të braktisur, u kap ne flagrancë shtetasi: Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh, Sarandë. Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.
Nga ana tjetër, policia e Krujës ka sekuestruar 85 kg kanabis dhe 3 mijë bimë të tjera në proces tharje dhe të kultivuara. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vijim të punës së pandëprerë për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në fshatin Kameras, Krujë kanë konstatuar bimë Cannabis Sattiva dhe ambjente që shërbenin për tharjen e tyre. Në brendësi të këtyre ambjeteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proçes tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Edrin Sulaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin;
2. E. C., 17 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
• B.K., banues në Arrameras.
Më datë 20.102016, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kameras, pranë shtëpisë së shtetasit B.K. janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambjente të përshtatura për tharjen e tyre.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 103 pako me mbështjellëse plastike të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 85 kg;
• 1 100 bimë narkotike në proces tharje të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe
• 800 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithshtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj, Krujë ku janë konstatuar 4 ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• në këto ambiente janë gjetur të varura degëza me boçe të pastruara nga gjethet e Cannabis Sattiva.
• 1 100 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar.
KOHA JONË SONDAZH

