FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Operacion në Durrës, kapet arsenal armësh! Arrestohet një 20-vjeçar

Një operacion i Policisë së Durrësit ka çuar në zbulimin e një baze të dyshuar ku ruheshin armë zjarri dhe municion luftarak, që sipas hetimeve paraprake mund të shërbenin për furnizimin e grupeve kriminale. Aksioni, i koduar “Baza”, u zhvillua në zonën e Manzës dhe përfundoi me arrestimin në flagrancë të një 20-vjeçari.

Sipas Policisë, operacioni u organizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe u realizua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut me inicialet E. P., efektivët gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh dhe municionesh.

Mes materialeve të sekuestruara janë katër pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu (shotgun), gjashtë krehëra, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një telefon celular, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetuesit dyshojnë se kjo bazë përdorej për ruajtjen dhe furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri, ndërsa po punohet për të zbuluar nëse në këtë aktivitet janë përfshirë edhe persona të tjerë. Për këtë arsye, hetimet vijojnë në disa pista.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, të gjitha armët e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike në Institutin e Policisë Shkencore. Qëllimi është të verifikohet nëse ato janë përdorur më parë në ngjarje kriminale të ndodhura në vend.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 20-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si edhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa Policia bën me dije se puna vijon për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?