Operacion për lirimin e hapësirave publike në Lundër

Në fshatin Lundër të Tiranës po vijon puna për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna ndër vite nga automjete dhe motomjete të konfiskuara. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari inspektoi nga afër procesin, duke e cilësuar zonën si pikën më të madhe të grumbullimit të mjeteve të konfiskuara në vend.

Sipas tij, automjetet e bllokuara me vendim administrativ do të dërgohen për skrap, duke mundësuar jo vetëm lirimin e hapësirave publike, por edhe përfitime financiare nga rreth 2553 mjete. Të ardhurat e përfituara pritet të përdoren për mbështetjen e institucioneve si Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, si dhe për qendrat spitalore dhe bashkitë, përmes një fondi të posaçëm.

Operacioni po shtrihet në nivel kombëtar, ku në total funksionojnë 24 pika grumbullimi me rreth 15 mijë automjete dhe motomjete të përfshira në proces ankandi. Në Lundër ndodhen rreth 1400 mjete, përfshirë edhe rezerva shtetërore të përziera, ndërsa territori që po lirohet arrin në rreth 9.5 hektarë. Autoritetet bëjnë të ditur se puna do të vijojë në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?