Operacioni antiterror në Itali, arrestime edhe në Shqipëri. Ja kush është i ndaluari

Në orët e para të mëngjezit, në Kavajë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ekzekutoi Urdhër-kërkimin Ndërkombëtar për arrestimin e Alban Haki Elezit.

38 vjeçari është lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali në ngarkim të tij, i dyshuar si autor i veprave penale “Akte Terroriste” parashikuar nga neni 270 quarter të K.Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

SHKARKO APP