Operacioni “Llixha”, vë në pranga 26-vjeçarin nga Durrësi

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Durrësi, nën akuzën e shpërndarjes së drogave të forta. I arrestuari është Regli Truçi, 22 vjeç, i dënuar më parë me 6 muaj burg për ”Vjedhje”, u arrestua në flagrancë gjatë operacionit të koduar “Llixha”.

“Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, këtij shtetasi në vendin e quajtur “Llixha” në hyrje të qytetit Peshkopi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, ju gjet e mbështjellë në një qese trasparente një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë me peshë 9.65 gramë” informon policia.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku dhe me një aparat celular të 22-vjeçarit. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?