Operacioni “Luftinja” sekuestron 140 kg kanabis dhe armë, 1 i arrestuar dhe 3 shpallën në kërkim

 

Policia e Tepelenës sekuestroi 140 kilogramë kanabis sativa, të cilat ishin vendosur në 24 thasë. Ndërsa u arrestua një person si posedues i lëndës narkotike, tre të tjerë u shpallën në kërkim. Droga u zbulua gjatë kontrollit që iu bë familjes së vëllezërve Sela, ku njëri prej tyre u arrestua. Policia bën të ditur se gjatë operacionit të koduar “Luftinja” u sekuestruan edhe 1 kallashnikove dhe 30 fishekë. Ndërkaq, po vijon puna për kapjen e tre personave të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me lëndën narkotike.

SHKARKO APP