Operacioni në Krujë: Njëmbëdhjetë persona në pranga, u gjet magazina me 1. 3 ton drogë

Policia dha sot detaje në lidhje me operacionin antikanabis që u ndërmor pasditen e 18 tetorit në fshatin Derven të Krujës.

Sipas policisë janë sekuestruar 1. 3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe janë arrestuar në flagrancë 11 persona.

“Dy ambjente që shërbenin për tharjen e lëndëve narkotike. Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje” informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë arrestuar në flagrancë:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;

2.Ferit Sula  45 vjeç   lindur në Burrel;

3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;

4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;

5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;

6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

7.Kujtim (Valentin)  Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;

8.Gazmir Gjokea  29 vjeç, banues në Derven  Krujë;

9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;

10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;

  1. Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Hetimi drejtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Operacioni antikanabis mësohet se është në zhvillim. Kontrollet e bluve vijojnë në këtë fshat, ndërsa raportohet se janë shoqëruar disa persona.

kamion-me-droge-655x356 arme-2 droge-7 droge-makina

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?