FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Operacioni policor “Wanted 2”, Gjirokastër, çon në pranga 32-vjeçari e shpallur në kërkim

DVP Gjirokastër/ Vijon operacioni policor i koduar “Wanted 2”, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga 32-vjeçari, i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, i akuzuar për dhënie ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufijve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Tepelenë, dhe u vu në pranga shtetasi K. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Luzat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Në vijim të veprimeve shtetasi K. Q., iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?