Operacioni “Shiringa”, sekuestrohen 34 doza heroinë

 

Nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë,u realizua me sukses operacioni antidrogë  i koduar: “ Shiringa  ”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetatasit:

Brikel Cenolli,vjeç 31,banues në Vashtëmi-Korçë.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative nga ana e Specialistëve për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, se ky shtetas  posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta,u organizua dhe u zhvillua operacioni  antidrogë i koduar “Shiringa”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të këtij shtetasi si dhe të  banesës të tij të ushtruar nga Policia  në Vashtëmi, iu gjetën dhe iu  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 34 doza me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë,me peshë të përgjithshme 7.8 gr.
  •  306 gr lëndë të dyshuar si metadon.
  • Disa shiringa dhe age
  • 3.000 lek të reja dhe
  •  2 aparate telefonike celular.

Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

SHKARKO APP