Operacioni “Stop” i Lojërave të Fatit, 7 zyrtarë të arrestuar, 7 në kërkim


Operacion i koduar “STOP”, i zhvilluar nga Sektori Kundër korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur të mërkurën kur u arrestuan dy persona, një specialist i hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe një menaxher i lojërave të fati dhe vazhdoi me të tjerë që u vunë në pranga gjatë ditës së sotme.  Shtatë zyrtarë të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe zyrtarë të njësisë së mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit janë arrestuar nën akuzë për korrupsion, si dhe janë shpallur në kërkim edhe 7 zyrtarë të tjerë. Zyrtarët e arrestuar favorizonin kompanitë e Lojërave të Fatit, duke i lejuar ato që të mos përdornin kasën tatimore.  Sot janë shoqëruar dhe ndaluar me masë sigurie arrest në burg Jani Berukas, Tefik Mallkuci,Valentin Lokaj punonjës te njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Petrit Ahmetaj inspektor i Agjencisë së Mbrojtjes së konsumatorit te Bashkia Tiranë, Mensur Hoxha dhe Trendafil Tarja tek Hetimi Tatimor Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Urdhër-arrestet për zyrtarët e arrestuar janë aprovuar nga Gjykata e Tiranës dhe janë zbatuar nga policia e krye-qytetit.

 

Pak ditë më parë pati një debat të ashpër në Komisionin parlamentar për Ekonominë mes Drejtoreshes së Përgjithshme të institucionot për Lojërat e Fatit dhe kryetarit të Komisionit Fatmir Xhafaj.

SHKARKO APP