Operacioni “Viluni”, Policia: Doli sekreti hetimor, rrezikohet jeta e efektivëve

Policia e Shtetit reagoi për operacionin “Laguna e Vilunit”, çështje në të cilën është përfshirë edhe deputeti Mark Frroku. Në një deklaratë për shtyp policia thotë se ky është një ndër operacionet më të suksesshme të realizuar ndonjëherë ne bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe policitë e vendeve fqinje, Italinë dhe Malin e Zi.

Policia thotë se vazhdon puna në lidhje me identifikimin, gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Por në deklaratë policia shpreh shqetësim në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjësit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje të procedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjësve dhe mbarëvajtjen e hetimit.

Për këtë Policia e Shtetit do te iniciojë ndjekje penale.

Ndërsa përsa i përket insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, janë marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.

Deklarata e plote e Policisë së shtetit

Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se operacioni “Laguna e Vilunit”, i cili është realizuar në datat 30.09.2014 deri më 02.10.2014, ne lidhje me procedimin penal nr.245, viti 2013, është një nga operacionet e suksesshme, i organizuar dhe realizuar nga Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe policitë e vendeve fqinje, Italinë dhe Malin e Zi, në luftën kunder grupeve kriminale në fushën trafikun të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni policor, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lëndë narkotike rreth 804 likogramë e dyshuar si Mariuanë. Gjithashtu, nga veprimet proceduriale dhe hetimore te kryera ne vazhdimësi si dhe ne kushtet e flagrances te kryerjes se kesaj vepre penale në bazë të provave te arsyeshme ne lidhje me autoresine e kesaj vepre penale është bërë i mundur identifikimi gjetja, kapja dhe arrestimi ne flagrance I 7 personave, antare te grupit te organizuar kriminal si autoreve te mundshem të kësaj vepre penale;

Ne cilësine e provës materiale janë sekuestruar:

” Sasia prej 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

” 370 fisheke model 56.

” Shuma prej 12 mije euro, 14 mije e peseqind leke.

” 3 automjete te modeleve te ndryshme, nje furgon mallrash.

” 16 telefona celulare

Nga ana jonë vazhdon puna në lidhje me identifikimin, gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Jemi të shqetesuar në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje të procedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit. Për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale. Për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.

Gjithashtu, policia e shtetit garanton qytetarët se është e vendosur në zbatimin e ligjit njëlloj për çdo shtetas.

SHKARKO APP