Operatorët turistikë rusë me përshtypje të shkëlqyera nga Shqipëria

Operatorët turistikë rusë, me përshtypje të shkëlqyera nga Shqipëria

Mbaroi sot turi familjarizues i agjencive turistike ruse nëpër Shqipëri, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit bashkë me kompaninë turistike shqiptare KLSU Travel.

Në përfundim të udhëtimit katërditor (Tiranë-Durrës-Vlorë-Sarandë-Gjirokastër-Berat-Krujë-Tiranë) operatorët rusë u prtitën në një takim nga zv.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Ervin Mete. Gjatë një diskutimi tepër të vlefshëm ku mori pjesë edhe Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mënyrat e aktivizimit të lidhjeve turistike midis dy vendeve dhe rritjes së fluksit turistik nga Rusia në Shqipëri. Ndër sfidat kryesore u përmendën vendosja e linjës ajrore direkte Moskë-Tiranë, organizimi i një vizite njohëse të gazetarëve rusë në Shqipëri, përmirësimi i infrastrukturës turistike shqiptare, përfshirë këtu krijimin e sistemit të hoteleve “all inclusive”, promovimi i imazhit pozitiv të Shqipërisë në tregun rus, si dhe angazhimi i udhërrëfyesve rusishtfolës në punën me grupe turistike nga Rusia.

Swiss Digital Desktop Reklama

r1 r2 r3

Swiss Digital Mobile Reklama

Operatorët turistikë rusë “Space Travel” (Moskë), “AVT” (Kazan) dhe “Pegas Tour” (Çelabinsk) dhe përfaqësuesi i kompanisë ajrore Qatar Airways në Moskë falënderuan palën shqiptare për organizimin e turit dhe shprehën përshtypjet e tyre tejet pozitive nga Shqipëria dhe potenciali i saj turistik, i cili ende mbetet i panjohur për rusët.

Bashkëbiseduesit ndanë bindjen se vizita e agjencive ruse është vetëm hapi i parë në bashkëpunimin e frytshëm midis palëve që ka për qëllim tërheqjen e turistëve rusë në Shqipëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?