Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opinion: Muri kinez i mbron krahët Putinit

Aktualitet E enjte, 23 Mars 2023 07:46
Opinion: Muri kinez i mbron krahët Putinit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW-

Me vizitën e tij në Moskë presidenti kinez Xi tregoi qartë, që Rusia e presidentit Putin mund të mbështetet tek ai – edhe në luftën e Ukrainës. Ky nuk është sinjal i mirë për diplomacinë, mendon Roman Goncharenko.

Vladimir Putin në luftën e Ukrainës ndodhet me shpatulla pas murit. Ushtria e tij nuk po avancon, ekonomia ruse po dobësohet nën sanksionet perëndimore dhe urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale e ka izoluar presidentin e Rusisë si asnjëherë më parë. Megjithatë për sa kohë Putin ka pas vetes një mur kinez, kreu i Kremlinit shpreson edhe më tej për fitoren dhe për një rend të ri botëror. Vizita e presidentit të Kinës Xi Jinping në Moskë duhet t’i ketë dhënë një shtysë të re kësaj shprese të Putinit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më shumë se kaq simbolikë vështirë të kishte: Vizita e Xi u zhvillua pikërisht në ditën kur u mbushën nëntë vjet nga aneksimi rus i Krimesë. Putin vet, një ditë përpara kësaj vizite, vizitoi për herë të parë qytetin e shkatërruar tërësisht Mariupol – një vend i krimit më të tmerrshëm të luftës. E kësisoj kreu i shtetit kinez zhvilloi një vizitë tri ditore në Rusi sikur kjo luftë brutale të mos ekzistonte. E gjitha u shoqërua me artikuj gazete, në të cilët Xi dhe Putin përbetohen për miqësinë e tyre si dhe partneritetin e ngushtë “krah për krah” të vendeve të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kina e mban gjallë ekonominë ruse

Rezultati i dukshëm i takimit ishte: edhe më shumë tregti. Rusia e dobësuar prej luftës në Ukrainë lidhet edhe më fort me Kinën, por njëkohësisht kjo bën që t’i mundësohet asaj të vazhdojë edhe më tej me këtë luftë. Kina vazhdon të blejë gjithnjë e më shumë lëndë të para ruse dhe shet gjithnjë e më shumë mallra në Rusi. Firmat kineze tani po frekuentojnë tregjet, që përpara luftës dominoheshin nga firmat perëndimore.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 52 minutash
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 8 orësh

Ndërsa krejt i padukshëm është një tjetër rezultat i bisedimeve për nismën e re diplomatike kineze lidhur me luftën në Ukrainë. Eshtë për të dyshuar fort, nëse e ka vërtetë seriozisht Pekini me nismën prej dymbëdhjetë pikash, që Putini e cilësoi si “bazë për një zgjidhje paqësore të konfliktit”. Po të qe ndryshe Xi nuk do kishte pritur të vizitonte Moskën pas një viti të ndërhyrjes duke mos përmendur çështjen qendrore – tërheqjen e plotë të trupave ruse. Një ngrirje e luftës aktualisht do të ishte fitore për Putinin. Se sa seriozisht e ka vërtetë Xi me ofertën e tij për ndërjetësim, kjo do të qartësohet vetëm pasi ai të ketë biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.

Ishte një ndër ato vizita, kur vetëm më vonë e kupton, se çfarë është biseduar pas dyerve të mbyllura hermetikisht. Eshtë për të druajtur, që Putin në radhë të parë ka sysnuar të informojë Xi mbi hapat e mëtejshëm të mundshëm në Ukrainë, ngjashëm si edhe përpara ndërhyrjes në shkurt 2022. Rusia javët e ardhëshme mund të përforcojë ofensivën në front, me pasoja brutale për popullsinë ukrainase. Nëse është kështu, Moska do me sa duket që ta ketë Kinën në anën e saj, edhe pse kjo e padukshme nga jashtë.

Kina do të parandalojë dështimin e Rusisë

Perëndimi e sheh i befasuar duke mos pasur asnjë ide aleancën, që po forocohet gjithnjë e më shumë. Ende ai është i rezervuar me kritikat e ashpra nisur nga interesat ekonomike dhe shpresa për ndërmjetësim diplomatik. Ndoshta mendohet, se Kina mund të distancohet nga Moska, sapo të ketë shenja për një dështim të qartë të Putinit në këtë luftë. Ndoshta në këtë rast shkërmoqet muri kinez që i mbron krahët Putinit. Por më shumë gjasë ka për një tjetër skenar: Kina do të përpiqet sa të mundet ta parandalojë dështimin e Rusisë, qoftë me diplomaci, qoftë me furnizime hapur me armë. Perëndimi duhet të jetë i përgatitur për këtë.

Nuk ka kaluar shumë kohë, kur në Berlin dhe të tjera kryeqytete europiane thuhej shpesh: “Ne nuk duhet ta shtyjmë Rusinë në krahët e Kinës.” Ishte naivitet – sepse kjo ka kohë që ka ndodhur. Ky përqafim po forcohet gjithnjë e më shumë dhe Perëndimi nuk do kishte mundur ta parandalonte atë. Vizita e Xi në Moskë e ka nxjerrë këtë tani edhe më në pah

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 33 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 52 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.