Opozita ende mendohet për emrin e mjekut, Ilir Alimehmeti, për Bashkinë e Tiranës
Ilir Alimehmeti, mjek i njohur dhe një intelektual korrekt, ka shprehur dëshirën për të kandiduar përballë Erion Veliajt.
I thjeshtë dhe me modesti mjeku pohoi mbrëmë të emisioni i Çim Pekës se do të donte përballje në emër të Opozitës me kreun aktual të Bashkisë, Erion Veliaj.
“Nuk kam hyrë asnjëherë në një garë për të humbur”. Kështu u shpreh gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i cili foli për mundësitë e të qenit kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës. Doktor Alimehmeti u ndal edhe në disa prej problemeve të mëdha me të cilat përballet Tirana, e cila prej mëse 8 vitesh qeveriset nga Erjon Veliaj.
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti nuk ka fshehur ambicien për të qenë kandidat i opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Megjithatë, i ftuar në ‘Çim Peka Live’, doktor Alimehmeti tha se do të respektonte afatet e vendosura për procesin e primareve.
I pyetur për mundësitë e një gare mes tij dhe kreut aktual të bashkisë, Erjon Veliaj, Alimehmeti tha se ishte i gatshëm për një sfidë të tillë.
Alimehmeti u ndal edhe tek disa prej problemeve të mëdha me të cilat përballet kryeqyteti i qeverisur prej mese 8 vitesh nga Erjon Veliaj, që duhet pranuar se mbetet i vetmi kryebashkiak, bashkë me atë Lezhës, të cilët kanë punuar dhe investuar.
Ndërkohë në PD-në e drejtuar nga Berisha akoma nuk ka vendimmarrje që t’ju jepet prioritet kandidatëve nga shoqeria civile apo do të thjesht një partiak.
Por nga sondazhet online nëse duhet që opozita të kandidojë një politikan apo mjekun Ilir Alimehmeti, mbi 95 % e tyre kanë thënë se nuk duhet politikan nga PD.
Analistët theksojnë se Erion Veliaj çdo kandidaturë të mirëfilltë politike e shkatërron me makinerinë e tij gjigande partiake dhe propogandistike.
Vetëm një kandidat nga shoqeria civile mund të marrë votat e pjesës gri të elektoratit.