Opozita bllokon rrugët, Braçe: Kujt ia bllokojnë këta?

Zv/kryeministri Erjon Braçe, ka reaguar ndërkohë që opozita ka njoftuar pasditen e sotme bllokimin e 12 akseve rrugore në vend. Në Instagram, ai shkruan se Basha dhe Kryemadhi po i bllokojnë rrugët popullit, pasi Ramën nuk kanë mundur ta pengojnë dot. ”Ata që bllokojnë rrugët janë gjithë e gjithë nga 50-200 vetë maksimumi në Milot, nuk janë shumicë, janë pakicë”,-shkruan Braçe, teksa shton se rrugët po i bllokohen popullit dhe ekonimisë së tij.

Postimi i Braçes

LAJM I MADH DHE I VJETER;
AI DHE AJO,
LYLZIM BASHA DHE
MONIKA KRYEMADHI,
DO BLLOKOJNE RRUGET SOT!

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo me nje, por dy ore!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dakord, titulli dhe lajmi kane nje te vertete:
Nuk eshte populli qe po bllokon rruget, anormale kjo ne nje revolte por,
jane anetaret e dy partive dhe 5 kryetare te partive pa anetare, te cilet do bllokojne rruget!

Kur eshte keshtu, dy pyetje kam une;

E para,
KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?

Edi Rames-te cilin e kane shenjester?!
JOOOOOO!
Deri tani Edi Ramen se kane bllokuar asnjehere, zero!
Ai e ka patur rrugen e lire dhe ka zhvilluar cdo aktivitet te planifikuar dhe masiv madje.
Ka nje arsye te qarte perse;
Ata qe bllokojne rruget jane gjithe e gjithe nga 50-200 vete maksimumi ne Milot, nuk jane shumice, jane pakice,
#NUKJANEPOPULLI por anetaret e partise kunder popullit!

Pra,
KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?

POPULLIT, NATYRISHT!
VETEM POPULLIT!
PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ!

Pyetja e dyte;
A ESHTE DAKORD PRESIDENTI I REPUBLIKES ME BLLOKIMIN E RRUGEVE POPULLIT,
PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ?

E kam nje ide, prej viteve 1999-2000!

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?