Opozita në zgjedhje me emrin e kandidatit për kryeministër, Belind Këlliçi rivalizon me Ilir Alimehmetin

Opozita ka filluar të mbledhë rripat dhe të riorganizohet. Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë dy emrat më të besuar në publikun e gjerë në raport me Berishën që ka afro 400 mijë militantë të tij.

Edhe Ilir Meta po forcohet, nga 110 mijë vota synon të kap 200 mijë vota e kusur.

Por prapë nuk e mposhtin Edi Ramën që ka 800 mijë vota të garantuara.

Ndaj burime brenda opozitës tregojnë se përveç opozitës së rrugës duke goditur e denoncuar pushtetin, e dijnë se akoma janë pas kryeministrit, që mbetet një makineri elektorale gjigande; ndaj po shikojnë se si të mbledhin pjesën gri të votuesve.

Skema është se duhet të dalin me emrin e kryeministrit dhe zv/kryeministrit në zgjedhje dhe të mos e lenë pas zgjedhjeve. Kjo bëhet që të shtojnë votat.

Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti janë dy emrat me të lakuar nga opozita për emrin e kandidatit për kryeministër.

Por Ilir Meta ndonëse ka afërsi dhe besim te Këlliçi kërkon që emri i zv/kryeministrit të jetë Erisa Xhixho. Ndërkohë mjeku Ilir Mehmeti është më i gjithëpranuar nga publiku sepse nuk bën pjesë në asnjë grupazh në opozitë.

Ilir Alimehmeti po të garonte për kryebashkiak në kryeqytet mund të shkonte kokë me kokë me Erion Veliaj. Por lobingjet e interesit të kullave nuk e lejuan të kandidonte mjekun Alimehmeti.

Përflitet koridoreve të opozitës se edhe Gazment Bardhi mbetet kandidaturë serioze por PL nuk e pranon për arësyet e saj. Agron Gjekmarkaj pranohet nga Ilir Meta, nëse Berisha e kandidon.

Por nga të gjithë mjeku Ilir Alimehmeti mbetet kandidati jashtë klaneve dhe pazarëve dhe që mund të garantojë drejtësi e ligj.

 

SHKARKO APP