Opozita nuk bën protestë përballje me kryeministrin, por po përgatiten për zgjedhjet vendore!
Nga Lindita Kokoli-
Nëse dëgjoje Sali Berishën dhe Ilir Metën në muajin gusht, kur thonin se “shtatori do të jetë zjarr me protesta”, dhe kur shikon se iku gjysma e shtatorit, kupton se Opozita nuk ka forcë.
Natyrisht që mbetet më e qartë në raport me pushtetin, pasi koha e Bashës është për t’u harruar sepse protestat dirigjoheshin nga kryeministria, por prapë opozita e sotme akoma nuk ka strategji të qartë.
Njerëzit nga premtimet e tyre ishin përgatitur për në shtator për protesta të mëdha dhe përballje me regjimin, ndërkohë nuk duket asnjë re e zezë fortune opozitare, përveç reve dhe stuhive të motit.
Me sa duket qytetarët e thjeshtë duhet të mbledhin mendjen se nuk do të ketë asgjë serioze, përjashtuar protestave të pjesshme, ku do të thërrasin njerëz sa për të thënë se e zhvilluam një protestë.
PD dhe PL akoma nuk janë sinkron në përballjen me kryeministrin Rama.
PD endet mes pritjes së vendimit të gjykatës së apelit se kush e merr vulën dhe siglën dhe pritjes që SPAK të shkojë të dyert e PL e jo në selinë blu.
Edhe kryeministri Rama e hodhi një qokë drejt PD, duke nxjerrë Taulant Ballën i cili lëshoi mesazhin drejt Berishës se “nongratat” nuk do të hiqen nga deputet, ndërsa do të luftojë për jetë a vdekje me PL dhe Ilir Metën.
Opozita ka dy koka.
Mundet që edhe njerës kokë mund ti interesojë që qeveria të nxisë SPAK-un që t’ia presë kokën tjetër në opozitë!
Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë!