Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opozita parlamentare kundër burgimit për ata që thyejnë karantinën: Ndryshimet në kodin penal, të rrezikshme

Aktualitet E hënë, 13 Prill 2020 16:49
Opozita parlamentare kundër burgimit për ata që thyejnë karantinën: Ndryshimet në kodin penal, të rrezikshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasi t’i kalojë të martën në Komisionin e Ligjeve, Kuvendi pritet të miratojë të enjten ashpërsimet e Kodit Penal duke parashikuar deri në 15 vjet burg për ata që thyejnë karantinën gjatë epidemisë.

Opozita aktive parlamentare deklaron se do të votojë kundër tyre.

“Këto ndryshime të Kodit Penal janë tërësisht të panevojshme dhe të pa justifikuara në kushtet ku ne ndodhemi në Shqipëri. Edhe po të shikosh vende të tjera si Italia, Franca, Spanja apo ShBA-të, në raport edhe me popullsinë, ne jemi shumë më mirë dhe ne duhet t’i lehtësojmë masat kufizuese, dhe jo t’i ashpërsojmë ato. Ndryshimet në Kodin Penal janë shumë të rrepta për kushtet ku ne gjendemi. Burgimi deri në 15 vjet është i ashpër”,- tha Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat.

“ABC News” ka mësuar se qeveria do të bëjë hapa pas në Komision, duke i zbutur ndëshkimet e duke ulur vitet e dënimit, por për opozitën këto janë shenja të një qeverie autoritare.

“Këtu duket ndryshimi mes një vendi autoritar dhe një shteti demokratik. Një shtet demokratik garanton të drejtat dhe liritë themeltare të qytetarëve të tij, dhe balancon çdo masë që merr e nuk shkon drejt ekstremit. Mund t’ju sjell këtu në vëmendje Britaninë e Madhe që po vuan shumë, apo Suedinë që ka zgjedhur imunitetin e tufës dhe nuk e ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve suedezë. Qeveria e Edi Ramës ka vendosur rrugën e autoritarizmit dhe po shkon më shumë drejt thellimit të saj, duke propozuar masa ekstreme për t’i frikësuar shqiptarët”,- thotë për “ABC News” Ralf Gjoni, deputet i ardhur nga listat e LSI-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Andi Përmeti, deputet i listave demokrate ka këtë argument: “Nuk mund ta dënosh një person me 10 vite burg, jo mbartës i sëmundjeve infektive, vetëm sepse del nga shtëpia për të bërë pazar. Nuk mund ta dënosh as me 6 muaj e as me 30 ditë burg. Nuk mund ta bësh këtë në një vend të varfër si i yni që nuk ka kapacitete të kujdeset për mijëra pensionistë që jetojnë të vetëm. Nuk mund të jenë ato në një shtet si i yni dhe në asnjë shtet të Evropës nuk ekzistojnë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edi Ramës i duhen edhe 10 vota jashtë partisë së tij për të kaluar këto ndryshime, ndaj Alban Zeneli ka këtë thirrje për kolegët e opozitës.

“Të jenë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për votën e tyre, vota e tyre nuk duhet të shkojë në anti-kushtetutshmëri. Nuk duhet të miratojnë me dorën e tyre që tu shkelet e drejta dhe liria qytetarëve shqiptarë. Ta votojnë kundër këtë akt të papërgjegjshëm të mazhorancës”,- tha Alban Zeneli, deputet demokrat.

Mund t'ju interesojë

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 3 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 26 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 26 minutash

Por në Kuvend ka shumë deputetë të opozitës së re të cilët në heshtje e pa u përfshirë në debat publik, votojnë pro qeverisë. Sigurimi i votave jashtë mazhorancës jep edhe një sinjal për shkëmbim favoresh sipas Zenelit.

“Votimi i këtij akti do të sjellë një shkelje flagrante të Kushtetutës, por do të sjellë dhe atë që quhet korrupsionin politik parlamentar”,- i tha Alban Zeneli televezionit “Abc News”.

Andi Përmeti sjell dhe një tjetër argument pse këto ndërhyrje ligjore nuk duhen pranuar: “I jep qeverisë një mjet të rrezikshëm në dorë”.

Deputetët shtojnë se Britania e Madhe apo Suedia, nuk e kanë cënuar farë lirinë e lëvizjes, e jo më të parashikojnë burgim, ndërsa masat me deri 15 vite burg nuk janë parë sipas tyre, në asnjë Kod Penal të asnjë vendim demokratik./abcnews.al

Etiketat e lidhura

Opozita parlamentare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 3 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 19 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 26 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 26 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.