Opozita proteston pasdite, policia shton forcat në terren

Policia e Shtetit duket se do të kalojë në plan më të përforcuar pasditen e sotme, për protestën e 5-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

Në terren pasditen e kësaj të hëne do të jenë 1700 forca policie për mbarëvajtjen e protestës. Opozita e bashkuar ka thirrur sërish sot shqiptarët në protestë, e cila pritet të mbahet në 18:30 në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”, me kërkesën e vetme, largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira.

Plani i masave nga forcat e rendit duket se është i njëjtë. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Gjithashtu efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik. Turmat do të monitorohen nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gadishmëri do të qëndrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse me të.

Protesta e 11 majit e opozitës së bashkuar ishte një protestë e ashpër dhe e dhunshme. Disa herë u regjistruan momente tensioni, teksa protestuesit hodhën bomba molotov, tymuese e fishekzjarre jo vetëm në drejtim të godinës së kryeministrisë por edhe të forcave të policisë të dislokuara përpara saj. Protestuesit nuk kanë kursyer as ambjentet e Kuvendit. Gjithashtu me përplasje u shoqërua ajo edhe kur turma u zhvendos para parlamentit, apo para drejtorisë së policisë së Tiranës, tension i cili u përshkallëzua pas shoqërimit të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?