Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës. Policia merr masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Opozita mban protestën e radhës para bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Për këtë arsye, Policia ka marrë disa masa dhe njofton:

për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?