“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike.
Protestuesit hodhën parrulla dhe thirrje kundër opozitës. “Opozitë e krimit” dhe “Opozitë e shitur” ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë marshimit.
Në disa momente, protestuesit lëshuan slogane edhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Rama n’burg, Berisha n’burg!”, dëgjoheshin të thërrisnin protestuesit.
KOHA JONË SONDAZH

