Opozitë që mblidhet te bashkia e jo te Qeveria!

Opozita ka çdo të drejtë të protestojë. Edhe sot PD e Berishës dhe PL e Metës protestojnë para Bashkisë së Tiranës.

Prej disa ditësh vazhdon protesta, bile e tensionuar aqsa duhet që forcat speciale të ndërhyjnë.

Por Opozita ka harruar të protestojë te Qeveria! Kemi hyrë edhe në vit elektoral me zgjedhje politike e jo zgjedhje vendore, ndaj përveç te bashkia, duhet që PD e Saliut dhe PL e Metës të shkojnë edhe nga Bulevardi kryesor drejt kryeministrisë.

Apo kanë hallin se nuk mbushet Bulevardi?/Daniel Muçaku/

SHKARKO APP