“Ora e Tokës”, Tirana si kryeqytetet e botës, fiken dritat për 60 minuta

Miliona vetë në botë iu bashkuan mbrëmë Orës së Tokës, duke fikur për 60 minuta dritat.

Nisma që organizohet të shtunën e fundit të muajit mars synon mbrojtjen e planetit nga ndryshimet e vrullshme klimaterike.

Më shumë se 150 kryeqytete në të gjithë botën ju bashkuan Orës së Tokës, mes tyre edhe Tirana

Organizatarorët e Orës së tokës në Tiranë performuan në sheshin Skenderbej duke dhënë mesazhin e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimaterike.

Nisma “Earth Hour” e ka zanafillën në 2007 në Sidnei dhe u propozua nga “World Wilde Life Fund”. Dhjetëra kryeqytete të botës iu bashkuan projektit duke fikur për një orë dritat në zyrat qeveritare apo pikat turistike dhe simbolet shtetërore.

Në Nju Jork të SHBA, nisma u jetësua në sheshin Times Square ndërsa dritat u fikën edhe në disa pika të tjera turistike të qytetit që kurrë nuk fle.

Edhe Kulla Eifel në Paris iu bashkua Orës së Tokës, ndërsa një grup të rinjsh ambientalistë prodhuan energji të pastër përmes kërcimit.

Nismës së World Wilde Life Fund iu bashkuan rreth 150 shtete në mbarë botën dhe në mesin e simboleve që u zhytën në errësirë për 1 orë ishin edhe 30 monumente kulture të mbrojtura nga Unesko.

SHKARKO APP