Ora Policore nesër shkon në 24:00, hapen aktivitetet sportive dhe kulturore

Në fund të muajit maj, u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në vend, ku prezantuan lehtësimin e masave.

Duke nisur nga data 1 korrik, ora policore do të shtyhet deri në 24:00, po ashtu do të hapen aktivitetet sportive dhe kulturore me publik deri në 30 %.

”Nga nga 1 korriku nëse situata mbetet e kontrolluar, ora policore do të vendoset 24:00-06:00, ndërsa për muzikën nuk ndryshon. Tifozët rikthen në stadiume dhe do të lejohen deri në masën 30 %”,-tha asokohe zv/ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?