Ore ankthi ne Adriatik/ Anija me 478 persona në flakë, 1 i vdekur. 120 persona ende në bord.

 Orë ankthi për më shumë se 120 persona të mbetur ende në bordin e anijes “Norman Atlantic” e cila prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm lëshoi sinjalin “SOS” pasi në garazhin e makinave shpërthyen flakët.

Trageti me 478 persona në bord  (fillimisht u tha 466 por ende nuk eshte e qarte, pasi media italiane dhe greke kane dy shifra te ndryshme) mes tyre 56 pjesëtarë të ekuipazhit, i cili ishte nisur nga porti i Igumenicës dhe do të mbërrinte në Ancona (itali) pasditen e sotme u përfshi nga flakët në ujrat territorialë të Italisë, 16 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit (Shqiperi).

Mediat italiane raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur me pasagjerëve të anijes së përfshirë në flakë.

Deri tani janë evakuar rreth 355 pasagjere nga trageti ‘ Norman Atlantic ‘mes tyre 3 fëmijë të cilët në gjëndje hipotermie nga i ftohti. Ndërsa rreth 120 pasagjerë të tjerë janë ende për tu evakuar.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se kanë dërguar rimorkiatorin ‘ Iliria ‘ në vendngjarje.

Trageti ndodhet rreth 13 milje nga Vjosa dhe rreth 40 milje nga Durrësi.

Operacioni i shpëtimit vijon por mbetet i vështirë për shkak të motit të keq me erë e shi.  Forca  detit arrin deri në 9 ballë.

Ankthi shtohet më tepër kur mëson se mes personave që udhëtuan sot me tragetin e kompanisë italiane “Vismar di Navigazione’ janë edhe 22 shqiptarë. Ministria e Jashtme thotë se numri i tyre mund të jetë dhe më i madh.

Kapiteni deklaron se nuk mund të kontrollojë më anijen e cila po drejtohet nga brigjet shqiptare.

Për momentin flakët janë izoluar në zonën 5 të anijes, edhe pse flakët vijojnë të shihen me sy. Nuk flitet për persona të plagosur në bord.

SHKARKO APP