Ore ankthi ne Adriatik/ Anija në flakë, 312 persona ende në bord. Janë dhe 25 shqiptarë.

 Orë ankthi për më shumë se 312 persona të mbetur ende në bordin e anijes “Norman Atlantic” e cila prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, kur lëshoi sinjalin “SOS” vazhdon ende të jetë në flakë.

Trageti me 478 persona në bord  (fillimisht u tha 466 ) mes tyre 56 pjesëtarë të ekuipazhit, i cili ishte nisur nga porti i Igumenicës dhe do të mbërrinte në Ancona (itali) pasditen e sotme u përfshi nga flakët në ujrat territorialë të Italisë, 16 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit (Shqiperi).

Pasditen e sotme një person ka vdekur në tentativën për të braktisur anijen në flakë. Personi për të shpëtuar pasagjeri ishte hedhur në det. Mediat italiane raportojnë dhe per dy të plagosur me pasagjerëve të anijes së përfshirë në flakë.

Për të shpëtuar mbi 300 personat që ndodhen në bord tashmë janë angazhuar tre shtete, Italia, Greqia dhe Shqipëria. Deri tani janë shpetuar 165 pasagjere nga trageti ‘ Norman Atlantic ‘mes tyre 3 fëmijë të cilët në gjëndje hipotermie nga i ftohti.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se kanë dërguar rimorkiatorin ‘ Iliria ‘ në vendngjarje. Trageti ndodhet rreth 13 milje nga Vjosa dhe rreth 40 milje nga Durrësi.

Operacioni i shpëtimit vijon por mbetet i vështirë për shkak të motit të keq me erë e shi.  Forca  detit arrin deri në 9 ballë. “Operacioni i shpëtimit do të vijojë gjithë natën” ka thënë ministrja e Mbrojtjes italiane, Pinotta.

Ankthi shtohet më tepër kur mëson se mes personave që udhëtuan sot me tragetin e kompanisë italiane “Vismar di Navigazione’ janë edhe 25 shqiptarë, tre prej tyre me nenshtetesi italiane.

Grupet e shpëtimit kanë mundësuar shpëtimin e njërit prej tyre, i cili gjendet në spitalin e Brindisit, ndërkohë që 6 të tjerë janë evakuar në anijen « Aby Jeannette ». Në bord mbeten ende 18 të tjerë.

Kapiteni deklaron se nuk mund të kontrollojë më anijen e cila po drejtohet nga brigjet shqiptare.

Flakët shpërthyen në garazh. Nje pjesë e pasagjerëve u vendosën në katet e mësipërme të tragetit ndërsa një pjesë e tyre u vendosën në varkat e shpëtimit.

Ora 20: 50 Thirrja dëshpëruese nga trageti: Rrezikojmë vdekjen, Do të digjemi si mijtë. Na ndihmoni

“Jemi jashtë në kuvertë. Po vdesim së ftohti dhe po mbytemi nga tymi, zjarri përhapet gjithnjë e më shumë” ky është rrëfimi dramatik i një pasagjeri që ndodhet në target duke folur për tv Mega.

Më tej ai shton: “Dyshemetë të djegin, personat dridhen dhe kolliten. Nuk e di nëse do ia dalim. Në bord ka ende qindra persona që presin për tu evakuar”. Më pas një thirrje dëshpëruese për ndihmë: “Anija është anuar. “Jemi jashtë në kuvertë. Po vdesim së ftohti dhe po mbytemi nga tymi, zjarri përhapet gjithnjë e më shumë” ky është rrëfimi dramatik i një pasagjeri që ndodhet në target duke folur për tv Mega. Jemi në rrezik. Do të digjemi si mijtë, nuk e di sa do të rezitojmë” Nikos Patheodosiou bën thirrje që forcat e shpëtimit të shkojnë sa më shpejt “Jemi përqafuar me njëri tjetrin për tu ngrohur.

Nëse nuk do të mbytemi do të vdesim nga të ftohtët: thotë ai në telefon duke shtuar se fëmijët dhe të moshuarit janë shpëtuar me helikopter” shkruajne mediat italiane.

Ora 19:42/ Kodheli komunikon me homologun grek

Lajmi i orës së fundit /Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli komunikon me homologun e saj Grek Nikos Dendias. Te dy Ministrat diskutuan per situaten lidhur me tragetin ne flake dhe punen qe po behet per te shpetuar jetet njerëzore.

Z.Denidias i pohoi Kodhelit se Greqia ka nisur nje Fregate drejt vendngjarjes, e cila mendohet te mberrije rreth ores 05:00 të mengjesit per shkak te motit te keq.

Sipas Ministrit grek, pas orës 22:00 Greqia do te nise helikoptere per evakuimin e mundshem te pasagjereve, pasi pritet që te permiresohen disi kushtet meterologjike.

Ministrja Kodheli me heret komunikoi dhe me homologen italiane Roberta Pinotti. Të dy homologët e saj e kane falenderuar Kodhelin per kontributin qe po jep Shqiperia dhe FA ne kete operacion te veshtire.

Ora 18:37/ Alfano: Në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm italian, Angelo Alfano, komenton në Twitter situatën, ku bën me dije se eshte në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin Saimir Tahiri. Sipas tij Shqipëria është e gatshme për tu përballur me çdo situate

Ora 18:00/ Shpëtohet një nga 25 shqiptarët që ndodhen në traget

Shpëtohet një nga 25 shqiptarët që ndodhen në bordin e anijes. Shqiptari i shpëtuar është dërguar në spitalin e Brindisit për trajtim mjekësor.Në bordin e tragetit ishin  gjithsej 25 shqiptarë, tre prej të cilëve me shtetësi italiane.

Ora 17:39/MM konfirmon viktimën, nuk ka numër ekzakt të të evakuarve

Vijon operacioni për shpëtimin e pasagjerëve. Ministria e Mbrojtjes në një dalje për mediat në orët e pasdites bëri me dije se zjarri në anije është shuar pjesërisht. Pasagjerët ndodhen në bashin e anijes dhe po evakuohen me helikopterë.

“Kemi vënë në dispozicion të gjitha anijet, edhe anijen Lissus.Deti ka qëne 6-7 ballë, ndërsa nuk kemi numër ekzakt të të evakuarve.Në zonën e operacionit ndodhen 2 rimorkiatorë italianë.Konfirmohet 1 person mbytur, që është zbuluar nga anijet tona si dhe prania e 22 shtetasve shqiptare ne bord”.

Ministria e Mbrojtjes shtoi më tej se janë marrë të gjitha masat për strehimin dhe dhënien e ndihmës, ndërsa vlerësoi si të suksesshëm kordinimin me autoritetet greke dhe italiane.

Ora 17:30/ Kryeministria jep detaje rreth operacionit, Rama telefonon Samaras

Kryemininistria jep të dhëna lidhur me anijen greke “Norman Atlantic”.Përmes një komun ikate për mediat thekson se anija gjendet rreth 12 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit, në kufirin e ujërave territoriale shqiptare.

“Deri më tani kanë mundur të shpëtojnë rreth 146 pasagjerë, por fatkeqësisht numri i personave që gjenden ende në bord të anijes është mbi 300.Kushtet e motit janë ekstremisht të vështira, çka e bën të pamundur tërheqjen e anijes me rimorkiator.Aktualisht, forcat detare dhe ajrore shqiptare janë në gatishmëri maksimale. Anija luftarake Butrinti ndodhet nga mëngjesi pranë anijes në avari dhe ekuipazhi shqiptar është pjesë aktive e operacionit të shpëtimit. Anijet luftarake Iliria dhe Lisus janë në gatishmëri në portin e Durrësit dhe mund të bëhen pjesë e operacionit në çdo moment që do ta kërkoj flota detare italiane, që po koordinon operacionin”.

Ndërkaq ekspertët shqiptarë, italianë dhe grekë janë të mendimit se drejtimi i erës dhe valëzimit mund të sjellin nevojën që anija greke të ankorohet në një nga portet shqiptare. Pikërisht prandaj, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Transporteve dhe Ministria e Jashtme kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën.

Ministria e Punëve të Brendshme ka kaluar në gatishmëri të përforcuar shërbimet e Policisë Kufitare në Portet e Vlorës dhe Durrësit duke i mbështetur ato edhe me efektiva shtesë nga Policia e Rendit. Është udhëzuar personeli i Pikave të Kalimit Kufitar për procedurën emergjente që duhet të ndiqet për të lehtësuar zbritjen e pasagjerëve nga trageti dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

Ministria e Transportit ka vënë në gatishmëri kapitaneritë e porteve detare të Vlorës dhe Durrësit, me të gjitha kapacitetet e tyre për të orientuar dhe lehtësuar sa më shumë ankorimin e tragetit.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë vënë në gatishmëri të plotë spitali i Durrësit, urgjenca e Tiranës dhe spitali i traumës në Tiranë. Në orën 18.30 në spitalin e Durrësit do të mblidhet Shtabi i Emergjencës i kryesuar nga Ministri Beqaj për të koordinuar të gjithë ndihmën mjekësore që mund të nevojitet në rast të ankorimit të anijes në portin e Durrësit.

“Kontaktet mes qeverisë shqiptare dhe qeverive italiane dhe greke janë të vazhdueshme. Ministri Tahiri ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij italian Alfano, ndërkohë që Kryeministri Rama ka folur me Kryeministrin Samaras, me të cilin kanë koordinuar vazhdimin e operacionit” thuhet në njoftim

Ora 16:50/ Regjistrohet viktima e parë, të plagosur 2

Mediat italiane raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur me pasagjerëve të anijes së përfshirë në flakë. Sipas tyre viktima ende i paidentifikuar eshte shtetas grek dhe  ka humbur jetën gjatë operacionit të evakuimit, ku si rezultat i trazirave dhe dallgëve të forta ka rënë në det.

Ora 16:40/ Rama në fb: Po bëjmë maksimumin sëbashku me fqinjët

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në fb se qeveria shqiptare në bashkëpunim dhe me palën greke dhe italiane po bëjnë maksimumin për të shpëtuar pasagjerët.

“Jemi vazhdimisht ne kontakt me palet italiane e greke e po behet maksimumi ne kushtet e nje moti te terbuar qe perben nje pengese ekstreme!”

Ora 16:32 /Alfano i telefonon Tahirit, shkëmbejnë informacione

Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano i ka telefonuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën e krijuar në tragetin grek “NORMAN ATLANTIC”. Të dy ministrat kanë shkëmbyer informacione për ecurinë e deritanishme të operacionit të shpëtimit.

Ministri Tahiri e informoi Alfanon se e gjithë infrastruktura pritëse në të gjitha portet e Shqipërisë është në gadishmëri maksimale për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga ankorimi i tragetit në këto porte dhe emergjencës shëndetsore për pasagjerët.

Sipas Alfanos 138 pasagjerë janë evakuuar tashmë dhe ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e çdo pasagjeri.Të dy ministrat po mbajnë kontakt të vazhdueshëm personal për përballimin e situatës emergjentë.

Ora 15:45/ Italia dërgon edhe 3 helikopeterë për të ndihmuar pasagjerët

 Vazhdojnë operacionet për të evakuar personat në tragetin në flake.Deri tani janë shpëtuar 131 nga 478 persona në bord. Mësohet se era e fortë dhe deti me ballë vështirësojnë operacionin e shpëtimit. Evakuimi i personave në bord vetëm me anë të helikopterëve.Italia dërgon edhe 3 helikopeterë të tjerë për të ndihmuar pasagjerët. Ndërkaq zjarri vazhdon në traget, asnjë nga aparaturat nuk funksionon.

Ora 15:00/ Trageti hyn ne ujrat shqiptare

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njofton se trageti ka hyrë në ujrat territoriale shqiptare. Media italiane shkruan se eshet rreth 14 milje larg brigjeve shqiptare. Edhe pala shqiptare është e angazhuar në operacionin e shpetimit. Pala shqiptare ka azhuar në operacion anijen “Butrinti”

SHKARKO APP