OSBE- KBR, bashkëpunim më i mirë për sfidat e rajonit

 

 Rrugët dhe mënyrat për një bashkëpunim më të mirë u diskutuan në Vienë mes OSBE dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR). Sekretari Përgjithshëm i KBR-së, Goran Svilanovic, theksoi prioritetet që Këshilli ka sidomos në rritjen ekonomike, konkurrueshmërinë dhe papunësi.

Svilanovic, theksoi se qeverisja e mirë është elementi kryesor për rritjen ekonomike. “Jemi përqendruar në përmirësimin e shërbimit publik, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe antikorrupsionin në Europën Juglindore”,- tha ai. Svilanovic nënvizoi rëndësinë e gjyqësorit veçanërisht në betejën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin rajonal në këtë pikë dhe çështjet që lidhen me menaxhimin e migrimit.

Përmbytjet dramatike, në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi, vitin e kaluar, janë ilustrim i gjallë i efekteve të ndryshimit të klimës. Sekretari i KBR-së, theksoi se Këshilli është fokusuar në pasjen e një qëndrimi të orkestruar, në vend të përpjekjeve individuale të vendeve.

Svilanovic, paraqiti punën e KBR në fushën e sigurisë dhe veçanërisht përpjekjet për të zhvilluar një platformë rajonale për përballimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në bashkëpunim me BE dhe SHBA.

Prezantimi i aktiviteteve të KBR-së në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, është pjesë e praktikës së pasqyrimit të punës në organizatat ndërkombëtare.

SHKARKO APP