OSBE, Wilton: Migrimi, një nga sfidat më të mëdha per Evropën
Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, foli sot në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e kryetarit të bordit të festivalit.
Duke u ndalur te migrimi, tema kryesore e festivalit këtë vit, Wilton tha se ai po e përball Evropën me një nga sfidat më të mëdha të kësaj gjenerate. Parë si çështje sigurie dhe nga lidhja e mundshme mes migracionit, trafikimit dhe terrorizmit, Wilton tha se ky kërcënim kolektiv dhe transnacional mund të përballohet vetëm përmes një përgjigjeje po kolektive dhe transnacionale.
“Megjithatë, më themelore është sfida ndaj njerëzimit. Te migrantët dhe refugjatët futen njerëz që kanë ikur nga vendi i tyre nga frika e luftës dhe persekutimit, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore apo punës së detyruar. Këta njerëz kanë vuajtur, por ata kanë të drejtat e tyre si njerëz, të drejta që ne jemi të detyruar t’i mbrojmë – si moralisht, ashtu edhe ligjërisht. Kjo është sfida jonë: të balancojmë mbrojtjen e duhur të kufijve me mbrojtjen e domosdoshme të vlerave, të qytetarisë sonë. Të tregojmë se përgjigja nuk janë muret, por mikpritja”, shtoi ai.
Wilton tha se kjo është një çështje që Shqipëria e njeh shumë mirë dhe përgjigjja e saj, përgjatë gjithë historisë, ka qenë e qartë: “Që në kohët e lashta e deri në vitet ’40 e ’90, Shqipëria ka hapur dyert, me bukë e kripë e zemër”.
Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut nisi sot me shfaqjen e dokumentarit “Zjarr në det” (Fuocoammare), fitues i Luanit të Artë në Festivalin e Berlit dhe do të vijojë deri më 1 tetor.

KOHA JONË SONDAZH

