OSHEE masa për debitorët në Kukës, banorët: Shteti nuk na ka dëmshpërblyer

Pas përfundimit të rrjetit të ri elektrik në fshatrat e njësisë administrative Tërthore, OSHEE dhe Policia e Shtetit kanë nisur kontrollet në terren për evidentimin e debitorëve dhe rasteve të dyshuara për lidhje të paligjshme.

Banorët kërkojnë ndërkohë kompensimin e pronave të përmbytura nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës. Hakim Atmuja, banor i Përbregut, thotë se komuniteti ende nuk është dëmshpërblyer për tokat e humbura.

Drejtori rajonal i OSHEE-së në Kukës, Elson Brati, deklaron se kontrollet do të vijojnë deri në fund të vitit në zonat me humbje të larta jo teknike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në operacion janë përfshirë edhe forcat e Policisë, të cilat po përdorin dronë për të kontrolluar ambiente të mbyllura dhe për të identifikuar raste të mundshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?