OSHEE: Ndëshkim maksimal për autorin e vrasjes së punonjësit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dënoi me forcë ngjarjen e një nate më parë në Shkodër, ku humbi jetën elektricistit Zamir Velaj, i cili u qëllua me thikë në krye të detyrës.
OSHEE-ja kërkon nga organet e drejtësisë ndëshkimin maksimal të autorit të kësaj vepre penale.
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka qenë dhe do të jetë pranë çdo abonenti debitor me synim gjetjen e formave sa më lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Gjithsesi, për asnjë arsye OSHEE-ja nuk do të heqë dorë nga konsolidimi i ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike”, thuhet në deklaratën për shtyp.
Elektricisti Velaj u qëllua në fshatin Oblikë të Shkodrës nga një debitor i energjisë elektrike, ndërsa humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Policia arrestoi si autor Martin Zefin.
KOHA JONË SONDAZH

