OSHEE shtyn afatin deri më 31 mars për debitorët e energjisë

 

Debitorët e OSHEE-së që duan të lidhin aktmarrëveshje me kushtet lehtësuese do të kenë mundësi ta bëjnë deri më 31 mars.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri përmes një njoftimi për shtyp bëri publike sot shtyrjen e afatit i cili skandonte nesër, edhe për 30 ditë të tjera.

Damian Gjiknuri: “Afrimi i ditës së fundit të vlefshmërisë së kësaj skeme lehtësuese ka shtuar ndjeshëm rradhët në zyrat e OSHEE-së në të gjitha rrethet. Pavarësisht masave të marra nga kompania për shtimin e sporteleve dhe zgjatjen e orareve, të gjithë e kuptojnë se kjo është një situatë jo e zakonshme. Kemi vendosur ti përgjigjemi pozitivisht kërkesave të shumta të qytetarëve për një shtyrje të afatit të vlefshmërisë së skemës lehtësuese të pagesave për abonentët familjarë. Të gjithë qytetarët që rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së do të kenë mundësinë që deri në 31 Mars të paraqiten në zyrat e kompanisë për të lidhur aktmarrëveshjet me kushtet tejet lehtësuese.” tha Gjiknuri duke nënvizuar se “Koha shtesë është afati i fundit, pas 31 marsit 2015 do nisin tarifat dhe masat e zakonshme”

Gjiknuri: Shifrat, Sektori energjetik po rimëkëmbet

Katër muaj më parë qeveria bëri publik skemën lehtësuese. Sipas Gjiknurit masat e marra faktojnë se “jemi në rrugën e duhur për rimëkëmbjen energjitike”. Po kështu anulimi i mijëra faturave të trashëguara abuzive të vendosura ndaj qytetarëve dhe ndëshkimet e vazhdueshme në radhët e nëpunësve të OSHEE-së që shkelin ligjin, “janë prova se sjellja e kompanisë ka filluar të ndryshojë”

Nga hyrja në fuqi e kësaj skeme, janë mbi 233 mijë abonentë që kanë firmosur aktmarrëveshjet dhe më shumë se gjysma e tyre kanë përfituar uljen me 80% të kamatëvonesave.

100 milion USD më shumë arkëtime vitin e fundit

7.3% më pak humbje

Investitoret po kthejne syte nga Shqiperia

Po kështu “afrimi i kompanive të huaja prestigjoze si ajo gjermane Max Streicher me të cilën firmosëm sëfundi një marrëveshje për linjën e interkonjeksionit me Italinë është një tjetër sinjal se investitorët seriozë kanë filluar të kthejnë sytë nga Shqipëria” shtoi Gjiknuri.

SHKARKO APP