Oxhaku që shpërndan tym kancerogjen në Tiranë. A digjen këtu mbetjet spitalore?
Aktualitet E Hënë, 3 Maj 2021 06:33
Një qytetar i alarmuar na ka dërguar këtë video denoncuese nga Tirana. Ai u ankua pranë redaksisë së “Jeta Osh Qef” në lidhje me një masakër të vërtetë që po ndodh në mes të kryeqytetit.
Një fabrikë e paidentifikuar që ndodhet në rrugën “5 Maji” nxjerr një tym të zi çdo ditë. Sipas raportuesit ndihet erë djegie e mbeturinave spitalore.
Ai dyshon se digjen mbetjet e QSUT dhe ka një thirrje për Ministrinë e Mjedisit që të marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi që shqetëson të gjithë banorët e asaj zone./jetaoshqef.al
KOHA JONË SONDAZH