Pa bordura dhe mbikalim, aksi Elbasan-Metarlugji burim aksidentesh

Aksi Elbasan-Metalurgji, është një prej njollave të zeza të aksidenteve në qarkun e Elbasanit.  Në të gjithë gjatësinë e saj, rruga është e dëmtuar, ndërsa mungojnë bordurat mbrojtëse e mbikalimet për zonat e banuara.

Kjo është gjendja e rrugës Elbasan-Metalurgji!

Prej kohësh është shndërruar në një prej akseve më problematike në qarkun e Elbasanit.

Vitin e fundit infrastruktura është dëmtuar ndjeshëm.

”Mbase cilësia e ndërtimit para 10-15 vjetësh e asfaltit ka qenë jo e mirë. Ka plasaritje.”

Në të gjithë gjatësinë ka gropa e dëmtime që janë bërë shkak për aksidente.

”Sidomos kjo zonë, nga këtu deri te ura nuk numërohen sa aksidente janë bërë. Drejtuesi i mjetit e di që është në superstradë dhe ka një kufi të lejuar shpejtësie 70-80 kilometra në orë. Pastaj të del një gropë dhe natyrisht ka probleme.”

Përgjatë saj mungojnë edhe bordurat mbrojtëse dhe po ashtu mbikalimet edhe pse nga të dyja anët e gjatësisë së tij është i banuar.

Mungon ndriçimi duke e bërë më të vështirë lëvizjen gjatë natës!

”Normale, as nuk kalojmë dot. Shtëpia është matanë, nuk kalon dot, shumë problem është.”

Ky aks është një prej njollave të zeza të aksidenteve në qarkun Elbasan.

/Ora News

 

SHKARKO APP