”Pa mesazhin në telefon”, shqiptari që i mori jetën gruas ka tentuar vetëvr*sjen

I varur nga droga, me probleme psikike dhe i “verbuar” nga xhelozia. Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve, 36-vjeçaren Marjola, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.

Që nga pasditja e së premtes, policia ka nisur një kërkim për arrestimin e tij, pasi 40-vjeçari është arratisur pas krimit, ndërsa ka me vete edhe thikën që kreu vrasjen. Sipas informacioneve që mediat greke kanë siguruara, oficerët e Nëndrejtorit të Sigurisë kanë kthyer vëmendjen te pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të vendosura përreth rrugëve Konstanta dhe Gladstonos. Qëllimi është të hartëzohet rruga e ndjekur nga autori menjëherë pas krimit, kur ai iku në këmbë për të shmangur arrestimin.

Në të njëjtën kohë, një tjetër ekip policie po kontrollon qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të ketë qenë i fshehur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten. Ky skenar po shqyrtohet seriozisht, pasi 40-vjeçari kishte një historik të probleme të shëndetit mendor, teksa thuhet se kishte tentuar vetëvrasje rreth dy muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një raportimi nga MEGA, më 28 qershor 2025, ai u transferua në klinikën psikiatrike të Volosit pasi u përpoq të bënte vetëvrasje në verandën e shtëpisë së tij, përsëri para fëmijëve. Po ashtu thuhet se ka qenë nën ndikimin e drogës. Në vitin 2019, ai u arrestua tre herë për posedim dhe trafik droge. Ai qëndroi në burg vetëm për dy muaj dhe që atëherë ka pasur probleme financiare. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?