Pa rrugë, pa ujë e pa ndriçim, lagjja “15 tetori” në Vlorë

Banorët e lagjes “15 tetori” në Vlorë vuajnë nga mungesa ujit, ndriçimit ndërkohë kanali i ujrave të zeza përshkron lagjen mes për mes.

Banorët shprehen se në vitin 2013 u instalua rrjeti i Ujësjellësit dhe u lidhën kontratat por rubinetat e çezmave mbetën sërish të thata.
“Nuk vjen ujë fare. Lagjja jonë nuk ka fare ujë. Kemi puset dhe e marrim në ujë të ftohtë”.

Halli i detyroi të shtronin rrugën me sa mundësi kishin, por zhavori që hodhën nuk i dha asnjë zgjidhje.“Jemi si në mesjetë”

200 familjet janë ankuar shpesh herë në bashkinë e Vlorës dhe në institucionet e tjera. Shkresat zyrtare po ashtu janë të pafundme por sërish vetëm heshtje. Madje as në buxhetin vitit 2020 të bashkisë Vlorë nuk është parashikuar fond për rehabilitimin e këtij blloku. /Ora News

Ora News - Pa rrugë, pa ujë e pa ndriçim, lagjja “15 tetori” në Vlorë

SHKARKO APP