PAA: BE mund të bllokojë financimet e saj për vendet ku sundojnë liderë autoritarë
Partia Agrare Ambientaliste që drejtohet nga Agron Duka deklaron se Bashkimi Europian mund të bllokojë financimet e saj për vendet ku sundojnë liderë autoritarë dhe demokracia është jo funksionale.
“Dhunimi i të drejtave demokratike, mos-respektimi i shtetit ligjor, keq-qeverisja, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk do të tolerohen më nga BE.
Qeveritë jo demokratike, qeveritë që shkelin të drejtat themelore ku e drejta për zgjedhje të lira dhe të ndershme është A-ja e demokracisë nuk do të mbështeten me financime nga BE.
Ky paralajmërim duhet të jetë një këmbanë për Ramën i cili qeveris me mentalitet arrogant ndërsa qeveria e tij rezulton e pa ditur, e pa përgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur.
Pak ditë më parë shumë europarlamentarë ju drejtuan me një kërkesë publike znj. Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian të BE-së dhe Kancelares Merkel si Kryetare e Këshillit Europian.
Kërkesa e euro-parlamentarëve thekson se “Ka ardhur koha për të rritur luftën kundër erozionit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore në zemër të BE-së”, thanë drejtuesit e partive të PPE, socialdemokratëve, liberalëve dhe të të Gjelbërve në Parlamentin Europian”, deklaron në reagimin e saj PAA.