PAA: Kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim dhe përgjegjësi nga qeveria
Përmes një deklarate për mediat, Partia Agrare Ambientaliste thotë se kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim dhe përgjegjësi.
Sipas PAA, “Qeveria nuk duhet thjesht të kërcënojë se nëse përhapen raste të pandemisë do të ri-mbyllë shkollat. Qeveria duhet të nxisë dhe lehtësojë bashkëpunimin efikas të mësuesve, fëmijëve, nxënësve dhe prindërve në parandalimin e rasteve pas hapjes së shkollave.
PAA vlerëson se qeveria duhet ti ofrojë fleksibilitet maksimal punonjësve në orët kur i çojnë fëmijët në shkollë dhe në orën e pritjes kur vijnë nga shkolla.
Këtë fleksibilitet duhet ta ofrojë edhe sektori privat, rikthimi i karantinës godet rëndë edhe bizneset e tyre.
Përfshirja e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në këtë sfidë sa familjare edhe kombëtare është e vetmja strategji efikase.
Kërcënimet e Ramës për ri-mbyllje janë prova të fshehjes së dështimit në menaxhimin e krizës së pandemisë”.