PAA thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Bashkohuni, votoni kandidatët shqiptarë që duan stabilitet

Përmes një deklarate për mediat Partia Agrare Ambientaliste u bën thirrje publike shqiptarëve në Mal të Zi të unifikohen, bashkohen dhe përkushtohen për të votuar kandidatët shqiptarë që angazhohen për stabilitetin e Malit të Zi dhe paqen e prosperitetin në Ballkan.

“Liritë e tyre politike, ekonomike, kulturore dhe etnike mund të rriten, zgjerohen, mbrohen dhe garantohen më mirë, duke rritur peshën në përfaqësimin politik dhe kontributin pozitiv të shqiptarëve në Malin e Zi në perspektivën euro-atlantike të Malit të Zi.

Të drejtat e shqiptarëve duhet të garantohen jo nga individë të veçantë, por nga respektimi nga çdo lider dhe qeveri në Malin e Zi të kritereve të Kopenhagenit dhe të standarteve më të mira të demokracive funksionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përlutjet për të votuar për një individ të caktuar kanë mentalitet jo demokratik dhe autoritarian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontributi pozitiv i shqiptarëve në momente të vështira në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe kontributi i përhershëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkan janë vlera thelbësore të kombit shqiptar të cilat nuk duhet ti cënojë asnjë politikan që synon përfitime personale jo vetëm elektorale”,- thuhet në reagimin e PAA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?