PAA: Totalitarizmi, kërcënim real për Shqiperinë! Reagimi publik paqësor të jetë maksimal

Partia Agrare Ambientaliste ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se  totalitarizmi është një kërcënim real edhe për Shqipërinë, prandaj dhe reagimi popullor duhet të jetë maksimimal.

Deklarata e PAA-së publikuar nga ish-ministri i PS, Arben Malaj

Totalitarizmi është një kërcënim real edhe për Shqipërinë. Simptomat janë të qarta ndaj reagimi publik paqesor duhet të jetë maksimal. Simptomat kryesore janë:
1.Kufizimi apo përkeqësimi i lirive politike dhe ekonomike;
2. Kufizimi dhe shtypja direkt ose indirekt e fjalës së lirë;
3. Përqëndrimi i pushtetit ekonomik dhe politik në më pak duar:
4. Vjedhja dhe manipulimi I zgjedhjeve;
5. Zhvillimi I zgjedhjeve parlamentare dhe vendore pa alternativa konkurruese;
6. Vonimi apo bllokimi qoftë edhe i përkohshëm i ti ardhmes evropiane;
7. Zbehja dhe renia e reagimit dhe angazhimit publik;
8. Vazhdimi i kulturës së pandërshkueshmerisë të hajdutëve të babëzitur dhe me pushtet politik;

9. Përkeqësimi i renditjes së Shqipërisë në indekset ndërkombëtare.

Janë prova të mjaftueshme se vendi ynë ka një rrezik në rritje të sundimit nga liderë arrogantë, dhe të babëzitur.

Liderë që për pushtet absolut korruptohen në mënyrë absolute në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Mungesa e angazhimit për reforma të thella demokratike, sociale, ekonomike e politike, perpjekjet manipuluese për të bllokuar reformën zgjedhore për të zgjatur pushtetet e tyre arrogante dhe të babëzitur, janë dëshmia konkrete e tendencave deri totalitariane që po kërcënojnë të ardhmen e shqiptarëve.

Zgjedhjet vendore 2020 dhe zgjedhjet parlamentare 2021, duhet të jenë pika e kthimit e ndërgjegjesimit të popullit shqiptar për ta ndalur çdo tendencë tolitariane në të sotmen dhe të ardhmen e tij.

SHKARKO APP