PAA vlerëson marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut: Fuqia e kontributit pozitiv të faktorit shqiptar të jetë e përhershme

Partia Agrare Ambientaliste ka vlerësuar marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar që fuqia e kontributit pozitiv të faktorit shqiptar të jetë e përhershme.

PAA në një deklaratë për shtyp thotë se faktori shqiptar nuk duhet të ushqejë nacionalizmin e sëmurë por në MAqedoninë e Veriut duhet të ndikohet në zhvillimin harmonik të komuniteteve etnike.

Më tej thuhet se vendi amë Shqipëria duhet të ndikojë pozitivisht në faktorin shqiptar të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

DEKLARATA NGA PAA

ZYRA E SHTYPIT

Deklaratë për media

Partia Agrare Ambientaliste– Shqiptarët faktorë të rêndësishëm për paqen dhe prosperitetin.

PAA vlerëson krijimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e rëndësishëm tē faktorit shqiptar.

Fuqia e kontributit pozitiv të faktorit shqiptar duhet të jetë e përhershme,pa ushqyer nacionalizmat e sëmurë, por duke ndikuar në zhvillimin harmonik të vendeve multietnike dhe me histori të dhimbshme në të shkuarën jo të largët.

Eleminimi i krizave politike, avancimi në procesin e integrimit euro-atlantik,ndërmarrja e reformave të mirë-qeverisjes, rritja e bashkëpunimit rajonal për paqen dhe prosperitetin – janë dhe mbetenprioritetet kryesore për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.

Kontributi i shtetit amë duhet të jetë përherë pozitiv.

SHKARKO APP