Pacienti shqiptar në Athinë plagos me thikë infermieren dhe hidhet nga kati i 4-t

Një 59-vjeçar shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital për probleme që nuk kanë lidhje me covid, por dyshohet se ka pasur probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Infermieria e plagosur,deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi mbërriti në dhomë,kuptoi se pacienti ishte fshehur mbas portës dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thikë kuzhine e duke e plagosur në shpinë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?