Padrejtesi e hapur e “Qeverisë së Futbollit Europian” me Shqipërinë. Mishel Platini kryesori, kundër Tiranës

 

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s vendosi  dje që  t’i japë fitoren 3 – 0 në tavolinë Rusisë pas incidenteve të ndodhura në sfidën me Malin e Zi më 27 prill në Podgoricë.  Ndeshja u pezullua që në nisje pasi tifozët vendas goditën me një flakadan portierin rus. Më pas ndeshja u ndërpre përfundimisht në minutën e 67’.  Komisioni i Disiplinës nuk është mjaftuar me kaq duke gjobitur Federatën Malazeze të Futbollit me 50 mijë euro gjobë dhe duke i mbyllur dyert e stadiumit për sfidën e radhës dhe në rast përsëritje do të luajë pa tifozë edhe një tjetër ndeshje. Një gjobë prej 25 mijë eurosh ka marrë edhe Federata Ruse për sjelljen e tifozëve të saj.

Vendimi i UEFA  për Rusinë  është krejt ndryshe nga vendimi në përballjen Serbi – Shqipëri ku edhe pse u dhunua përfaqësuesja kuqezi  ne e humbëm në tavolinë, natyrisht në mënyrë të padrejtë. Shqipëria tani pret drejtësi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv që do të mblidhet më 17 prill. Por problemi shtrohet tek padrejtësia e pislleku i francezit Mishel  Platini, si numri një i UEFA e ku asnjë vendim nuk del pa lejen e tij. Si ka mundesi që ai dhe UEFA si “qeveria europiane e futbollit" kanë dy standarte të ndryshme në mënyrë krejt të hapur? Pse Rusisë ia dha tre pikët në tavolinë përballë malazezve apo se rusët janë komb i madh ? Po pse drejtësia europiane e futbollit jepet sipas takatit e numrit të popullsise e forcës politike apo bazuar në rregulla strikte drejtësie e barazie? Si ka mundësi për një ndeshje Mali i ZI- Rusi, e cila kishte incidente të spikatuara, por kurrsesi jo si me Shqipërinë në Beograd që na masakruan e poshtëruan, dhe ndërkohë Shqipërisë nuk i jepet e drejta , kurse Rusia i mori në tavolinë? Çfarë drejtuesi është Mishel Platini apo një interesaxhi që luan për vota si President mëqënëse Rusia dhe vendet rusishtfolëse do ti japin votën kur të kërkojë për t’u rizgjedhur prapë Presidenti i UEFA? Çfarë mesazhi jep Platini Europës, por dhe Botës së futbollit kur vepron me dy standarte? 

Fatkeqsisht Mishel Platini është një turp për futbollin europian sesi e drejton e menaxhon, ashtu sikurse dikur ishte futbollist i madh dhe duhet respektuar, por ama vetem si futbollist talent. Pra lavdinë e futbollistit të madh e ka barazuar me mashtrimin e madh si drejtues i UEFA.

Dhe ne e kemi pritur edhe me nderime në Shqipëri! Ai as nuk duhet pritur e as nuk duhet votuar më si President, zoti Armando Duka, pasi ia ke dhënë votën hapur e publikisht !

SHKARKO APP