Pagat e gardianëve, kërkesë për t’u barazuar me Policinë

Vendimi i qeverisë për rritjen nga janari të rrogave të policëve është ndjekur me vëmendje edhe nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas këtij institucioni, kjo rritje duhet të përfshijë edhe rrogat e punonjësve të burgjeve dhe për të mbështetur këtë pretendim ka një fakt të thjeshtë: ligjin 10.032 të vitit 2008, për pagat e policisë së burgjeve, i cili, sipas drejtorisë, nuk zbatohet prej 8 vitesh.

“Neni 3, pika 4 përcakton se Policia e Burgjeve trajtimin financiar duhet ta ketë njësoj si Policia e Shtetit”, deklaron Arben Qerimi, specialist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kjo drejtori nuk mjaftohet me kujtesë, por e ka zyrtarizuar tashmë këtë kërkesë. “Sot kemi përgatitur pr/vendimin, ku është përcaktuar paga bazë dhe shtesa për natyrë pune e shërbimi që duhet të përfitojë punonjësi i Policisë së Burgjeve. Shtesa është goxha që punonjësi të përfitojë 15 mijë lekë”, saktëson Qerimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse kjo kërkesë do të miratohet, ajo pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e policisë së burgjeve, si dhe të afrojë elementë më cilësorë në këtë sistem.

Ajo pritet të kalojë fillimisht tek ministri i Drejtësisë, i cili nëse e miraton, duhet të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave, që do të gjendet përballë një befasie tjetër, dhuratë e qeverisë së mëparshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?