Pagat në universitete, Kushi: Do të rriten edhe ato për personelin administrativ

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi këtë të premte zhvilloi një takim me administratorë dhe përfaqësues të bordeve të universiteteve mbi rritjen e pagave për personelin administrativ të universiteteve.

Ky hap vjen pas rritjes së pagave të stafit akademik të universiteteve, në shtator 15% dhe që prej prillit 30%.

Po ashtu ministrja tha se bordet tashmë kanë nisur të marrin vendimet për rishikimin dhe përshtatjen e nivelit të pagave, duke premtuar mbështetje për universitetet që nga procesi i mësimdhënies, kërkimi shkencor, infrastruktura, vlerësimi dhe motivimi i burimeve njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?