Pagesa për Tiranë-Durrës, Balluku rikonfirmon: Në vjeshtë kontrata, por nisja e pagesës pas punimeve

Një ditë pas kronikës së transmetuar në TV SCAN mbi koncesionin e autostradës Tiranë-Durrës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke thëne se për momentin nuk është vendosur niveli i tarifës që do të aplikohet, por gjithsesi një nga kushtet kryesore që do të ketë qeveria gjatë negocimit të kontratës do të jetë përshkallëzimi i saj, në varësi të kalimeve.

Gjithashtu, Balluku sikurse deklaroi më parë për TV SCAN, ritheksoi faktin se në vjeshtë do të jetë nënshkruar kontrata, ndërkohë që nisja e aplikimit të taksës do të bëhet pas realizimit të punimeve si dhe krijimit të një rruge alternative, pa pagesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?