Pagoi 10 mijë paund për Angli, shqiptari gjen burgun (Emri)

Një shqiptar i cili deklaroi në polici se u trafikua në Britani të Madhe nga trafikantët e qenieve njerëzore u la në burg pasi u ndalua teksa punonte në një fabrikë  marijuane.

Bëhet fjalë për Haki Lalën, i cili do të depërtohet nga shteti anglez pasi të kryejë dënimin.  Shqiptari ka pranuar akuzat para togave të zeza duke theksuar se ishte punonjës kanabisi në një shtëpi në rrugën Chepstow të Newport.

Gjykatësi i çështjes, Richard Williams tregoi detaje se si u arrestua shqiptari teksa po përpiqej t’i largohej autoriteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lala në tentativë për t’i ikur policisë ka tentuar të kërcejë nga dritarja, por misioni i tij ka qenë i pamundur duke përfunduar më pas në pranga të policisë britanike. Pas kontrolleve të imtësishme, policia gjeti një fermë të madhe kanabisi dhe 250 bimë të shpërndara në dhoma të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën gjyqësore, shqiptari u ndihmua nga një përkthyes, të cilit i tregoi se kishte ardhur në Angli  një muaj e gjysmë më parë, ndërsa për këtë kishte paguar 10 mijë paundë.

Ai  ishte nisur nga Belgjika për në Angli duke përdorur një kamion mallrash. Shqiptari deklaroi para hetuesve se ishte detyruar të punonte në këtë fermë për të shlyer borxhin prej 10 mijë paundësh.  Tashmë është dhënë masa e sigurisë për shqiptarin, i cili u la në burg për 6 muaj, ndërsa më pas do të niset për në Shqipëri.

/Balkanweb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?