Pagoi 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan, arrestohet në Rinas ish-avokati

Alban Bengasi, dikur një avokat, por që ishte i përfshirë në botën e krimit, është vënë në prangat e policisë. Bengasi është vetëdorëzuar dje në zyrën e Interpol në Dubai dhe sot ka mbërritur në Rinas, ku i janë vënë prangat.

Emri i tij u përmend nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Ai ka zbuluar se avokati Bengasi e kishte paguar 120 mijë euro për të vrarë ish-bashkëshorten e tij. Kjo pasi Bengasi donte të hakmerrej sepse dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Dumani në dëshminë e tij fillimisht ka treguar se Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta. Mirëpo, ai refuzoi pasi nuk i pëlqente të rrihte gra, prandaj këtë porosi ua kaloi Eljo Bitrit dhe një djali tjetër për të cilin thotë se nuk i kujtohet kush ishte.

Pasi e kishin ndjekur për ditë me radhë Blerta Bengasi (Ruçin), Eljo Bitri e e ka qëlluar atë me grushte në fytyrë deri sa i ka dalë gjak. Pas kryerjes së porosisë, Dumani takon avokatin për t’i marrë paratë, por ky i fundit ishte i pakënaqur pasi ajo nuk kishte thyer as krah dhe as këmbë dhe prandaj i kishte kërkuar që ta vriste.

SHKARKO APP