Paguan mikun e tij për të vrarë babanë 80-vjeçar, por…

 

Kjo ngjarje është si një skenar filmash. Një persona në Savona të Italisë, ka paguar mikun e tij për të vrarë babain 80-vjeçar.

Shkak për këtë është bërë fakti se i moshuari prej disa vitesh bashkëjetonte me një femër nga Mauritania dhe i biri kishte frike se mos trashëgiminë ia linte pikërisht asaj, dhe jo atij.

Për këtë, ai ka paguar 10 mijë euro një mikun e tij, që të shkonte në banesë dhe të vriste të atin.

Por, edhe pse 80 vjeç, i ati është përleshur me agresorin dhe ka mundur ta përzërë atë, pasi e ka goditur në organet gjenitale.

Zhurma e përleshjes është dëgjuar edhe nga fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila tashmë ka arrestuar agresorin, por dhe të birin e 80-vjeçarit Renato Costa

SHKARKO APP