Pak minuta para çeljes së fushatës, Rama: Në Shqipëri do jetë fabrika e prodhimit të vaksinave anti-covid
Kryeministri Edi Rama nga Rinasi, ka bërë me dije se është në bisedime e sipër për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinës anti-covid.
”Një kohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distrucionin Sonovax”, tha Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se objektivi është që 500 mijë qytetarë të jenë vaksinuar brenda qershorit.